Përmes një konference për mediat Gashi ka bërë të ditur se këtë lajmi është konfirmuar nga kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli. “Zoti Pacolli është ftuar në inaugurimin e presidentit të ri të këtij vendi, ku dhe do të takohet edhe me presidentë të vendeve të tjera”, ka pohuar Gashi. Nënkryetari i AKR-së ka kërkuar që autoritetet e Kosovës të autorizojnë Pacollin, të përfaqësojë republikën e Kosovës, pasi sipas tij diplomacia aktuale ka dështuar në lobimin për pavarësinë.