Abdul Falah Sudani ka mohuar përfshirjen e tij dhe të ministrisë së tij në këtë aferë, por dorëheqja e tij më 14 maj u pranua pas një seri pyetjesh nga anëtarët e Parlamentit. Hetuesit irakenë kanë hedhur akuza për marrje rryshfeti në shkëmbim të dhënies së kontratave të lidhura me importin e ushqimeve. Akuzat në fjalë kanë cuar në arrestimin e vëllait të ministrit. Ministria e Tregtisë në Irak është e ngarkuar me detyrën e menaxhimit të programit që kap një vlerë prej miliona dollarësh.