Mesazhi i diplomatit amerikan u dha sot nga Berati ku ai ndodhet për një vizitë me prefektin e këtij Qarku dhe kryetarin e Bashkisë së qytetit. Uithers në fjalën e tij rreth zgjedhjeve, garantoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të bashkëpunojnë ngushtë me qeverinë e re që do të dalë nga votimet e shqiptarëve. Ambasadori theksoi se SHBA-të do të vazhdojnë të jenë mbështetja kryesore për shqiptarët në arenën ndërkombëtare. Por, zgjedhjet sic vlerësoi Uithers kërkojnë edhe starndarte. Në këtë pikë ai përmendi procesin me kartat e identitetit. Ai kërkoi që procesi i rëndësishëm të ecë normalisht dhe të realizohet në kohë. Më pas ambasadori vijoi me apelin që të gjithë shqiptarët të aplikojnë për kartat e identitetit deri në 28 maj.