Ata kanë paralajmëruar një konferencë për shtyp jashtë Gjykatës ku pritet ta mbështesin kërkesën e tyre në një marrëveshje që Karaxhiç pretendohet se ka patur me ish-të dërguarin amerikan në Bosnjë, Richard Holbrooke. Karaxhiç pretendon se z. Holbrooke ishte i autorizuar nga OKB-ja në vitin 1996, kur i premtoi atij imunitet nga ndjekja penale nëse do të largohej nga politika. Ai i ka kërkuar OKB-së dokumenta që mbështesin kërkesën e tij. Holbrooke, që aktualisht është i dërguari i posaçëm për Afganistanin dhe Pakistanin, nuk e pranon ekzistencën e një marrëveshje të tillë. Radovan Karaxhiç u arrestua vjet në Serbi. Ai akuzohet për genocid në lidhje me masakrën e myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë në vitin 1995.