Serbi – Tadic, nuk ka kushtëzim me njohjen e Kosovës

Tadic I pyetur nga mediat për kushtet që i janë vënë Serbisë për tu integruar në BE e NATO ka theksuar se kërkesa e vetme e Shteteve të Bashkuara është që të zhvillohet “politikë paqësore dhe të mos provokohen konflikte”. Por ai ka përjashtuar rastin për Kosovën. Presidenti i Serbisë Boris Tadic ka deklaruar se synim strategjik i Serbisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian duke shtuar se Beogradi nuk do ta shpejtonte këtë rrugë nëse do të hiqte dorë nga Kosova. Tadic ka vlerësuar gjithashtu se është “shumë e rëndësishme” të theksohet se në qëndrimin zyrtar të Shteteve të Bashkuara, njohja e Kosovës dhe anëtarësimi në NATO nuk janë kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Advertisement