Kosovë – Nuk pranohet projektrezoluta e Arabisë Saudite për pavarësinë

Kështu ka deklaruar ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiq. Sipas Jeremic, kjo rezolutë është kundërshtuar nga Siria, Egjipti, Azerbajxhani dhe disa shtete të tjera të Konferencës. “Kemi arritur që nëpërmjet amendamenteve, të cilat i janë parashtruar shteteve mike të Serbisë brenda Organizatës së Konferencës Islamike, nga rezoluta e OKI-t të heqim thirrjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe çfarëdo reference që lidhet në shtetësinë e Kosovës”, tha Jeremic.

Advertisement