Duke folur përpara 140 të zgjedhurve si kandidatë të PD për zgjedhjet, Berisha tha se kjo listë dallohet për aspektin njerëzor. “Lista e kësaj legjislature është më përfaqësuese e këtij vendi, është lista e cila mbart në tërësinë e saj vlerat më të shquar morale, njerëzore dhe të gjithëanshme, vlera më të mira elitare, prurje më të larmishme se cdo listë e paraqitur këto 18 vitet e fundit. Kam bindjen e madhe se në këtë listë gërshetimi i politikanëve të shquar dhe me integritet, i akademikëve të njohur dhe me kontribute të mëdha , i personaliteteve të shquara nga të gjitha fushat do ti japë parlamentit të adhshëm shqiptar një nivel të ri qe nuk e ka patur më parë. Mbi të gjitha lista dallohet për një aspekt të veçantë, aspektin njerëzor të kandidatëve që ne paraqesim” theksoi Berisha përpra kandidatëve. Përpara se të niste prezantimin e një pas njëshëm të 140 kandidatëve të partisë që ai drejton, Berisha renditi edhe njëherë arritjet e qeverisë së tij në këto katër vite dhe theksoi se programi i PD është i vështirë e kërkon shumë punë për tu realizuar. “Zotërinj kandidatë për deputetë, Shqipëria është vendi i realizimeve të mëdha që katër vite më parë dilnin edhe jashtë imagjinatës së zakonshme. Detyrat i kemi të vështira, programi është i mundimshëm , i vështirë por absolutisht i realizueshem” deklaroi kreu demokrat. Berisha nënvizoi pikat më të rëndësishme të programit të partisë që drejton, të cilin e prezantoi pasditen e së shtunës në Kongresin e PD. “Ambicia jonë është për një nivel të ri, standard të ri të trajtimit të halleve të qytetarëve. Aty ku ka dhimbje të ketë përqëndrim , aty ku ka vauajtje të ketë lehtësim” theksoi Berisha. Brënda vitit 2009 do të plotësohet skema për identifikimin e familjeve të varfra dhe nuk do të ketë shqiptar me të ardhura nën dy dollarë në ditë” deklaroi kreu demokrat. “Kam shumë besim që së bashku do ta zgjerojmë më tej parimin tonë qyteta” tha Berisha i cili vazhdoi më pas me prezantimin e kandidatëve sipas rendit alfabetik.