Rriten pensionet për 599 mijë pensionistë e 6 mijë veteranë

599 364 pensionistë në të gjithë vendin do të përfitojnë pension mujor 1.4% më të lartë se ai që marrin aktualisht. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, teksa ka prezantuar vendimet më të fundit të qeverisë.

Një tjetër lajm i mirë vjen edhe për 6600 veteranë të luftës Antifashiste Nacional – Çlirimtare, të cilët, për herë të parë pas 8 vitesh, do të përfitojnë rritje të pensionit me 15.6%

Advertisement

Ministri Klosi sqaroi se ky vendim vjen si pasojë e përllogaritjes vjetore që bën Ministria e Mirëqënies Sociale dhe ka si qëllim mbrojtjen e gjithë pensionistëve nga luhatjet e inflacionit.