Kosovë – Delegacioni i Kuvendit merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Kuvendi i Kosovës përfaqësohet nga udhëheqësi i delegacionit, Xhavit Haliti, kurse pjesë e delegacionit janë edhe anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, Naim Maloku dhe Slobodan Petrovic. Në Asamblenë Parlamentare të NATO-s marrin pjesë më se 500 delegatë nga shtetet anëtare të NATO-s, Parlamenti Evropian, Asambletë Interparlamentare dhe të ftuar të tjerë. Është hera e pestë që Kuvendi i Kosovës merr pjesë në punimet e Komisionit për Dimensionin Civil të Sigurisë. Udhëheqësi i delegacionit, Xhavit Haliti do të njoftojë të pranishmit me hapat që ka marrë Kosova për përmbushjen e angazhimeve të deklaruara, për zbatimin e Planit Ahtisaari dhe punën që ka bërë Kuvendi i Kosovës për “shndërrimin në ligje të kërkesave të këtij Plani dhe për mishërimin e tij tërësor në Kushtetutë”, thuhet në komunikatën Kuvendit të Kosovës.

Advertisement