Policia e Lushnjes ka arrestuar Evlis Bajzatin, Drejtor i Hipotekës në këtë qytet dhe shoferin e tij, pasi dyshohet se kanë përfituar para në këmbim të një çertifikate pasurie.
Burime pranë policisë së Lushnjes bëjnë të ditur se Drejtori i Hipotekës në Lushnjë Elvis Bajaziti dyshohet se me ndihmën e shoferit të tij ka marrë 3000 euro për të dhënë një çertifikatë pasurie një qytetari. Sipas policisë, abuzimi i zbuluar nga blutë ka çuar menjëherë në prangosjen e tij nën akuzën “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Zyrtarisht policia tha se 29-vjeçari Elvis Bajazit u arrestua sëbashku me shoferin e tij, Aurel Tranishti, 35 vjeç,
Sipas hetimit, korrupsioni kryhej me Tranishtin si sekser. Sipas policisë, në Lushnje, në lokalin e shtetasit me iniciale D.B, u kapën në flagrancë në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke i marrë 3000 (tre mijë) euro shtetasit me iniciale D.B, banues në Lushnje, në këmbim të dhënies së çertifikatës së pronësisë.
Arrestimet u kryen nga ana e Sektorit për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, pas një hetimi intensiv me metoda speciale.