Delegacioni i Maqedonisë do të ketë audiencë te Papa Benedikti i XVI në Vatikan, i cili më pas do të pranojë presidentin Ivanov. Shefi i shtetit maqedonas gjatë qëndrimit në Romë, do të ketë takim edhe me kryetarin e Parlamentit italian, Gianfranco Fini. Çdo vit në 24 maj Republika e Maqedonisë i jep nderime krijuesit të shkrimit slloven me lutje në varrin e tij në kishën “San Klimente” në Romë.