Policia: 30 mijë euro shpërblim për këdo që informon për autorët e vrasjes së turistëve çekë

Policia e Shtetit ka kërkuar bashkëpunimin e banorëve të zonës ku u vranë dy turistët çekë, për te identifikuar autorët e dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë. Policia ka vënë në dispozicion 30 mijë euro shëprblim për këdo që jep informacione në lidhje me autorët, duke garantuar ruajtjen e anonimatit.
Sipas Policise, grupi hetimor po vazhdon veprimet me këqyrjen e vendit të ngjarjes, të automjetit si dhe fiksimin e provave  në vendngjarje. Policia e Shkodrës, e mbështetur edhe nga  grupe të FNSH,  po vijon kontrollet ne te gjithe zonen dhe deri tani janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër rreth 30 persona, të cilët po pyetën për detajet e hetimit.
Dy turistet çeke jane vrare mbrëmjen e të premtes në fshatin Prekal të Dukagjinit. 27-vjeçari Michael Svatos dhe 36-vjeçarja Anna Kosinova janë qëlluar për vdekje me arme Kallashnikov nga një person i tretë, i cili ndodhej në makinë me ta ndërsa ktheheshin nga Thethi ku kishin eksploruar natyrën drejt Shkodrës.

Advertisement