Rusi – Medvedev, nuk japim garanci për cështjen e gazit

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në samitin BE-Rusi që po mbahet në Khabarovsk, Medvedev sqaroi se Rusia nuk ka dhënë dhe nuk do të japë asnjë garanci për cështjen e gazit. “Nga ana jonë nuk kemi asnjë problem. Gjithcka ua lëmë atyre që duhet të paguajnë”, ka thënë Medvedev, duke iu referuar Ukrainës. Pavarësisht kësaj deklarate, shpresohet që samiti të dalë me marrëveshje për rifillimin e dialogut për cështje si energjia, tregtia dhe siguria. Presidenti i Komisionit Europian, Barroso, ka deklaruar se do të diskutohen propozimet ruse për një kornizë të re ligjore për bashkëpunimin energjitik, por duke respektuar rregullat aktuale dhe Kartën energjitike, që nuk është ratifikuar nga Rusia. Barroso ka kërkuar që të evitohet përsëritja e krizës së gazit të dimrit të shkuar, që dëmtoi qytetarët evropianë.

Advertisement