Numërimi i votave për këshillat bashkiakë po vazhdon. Burime nga KQZ konfirmojnë se deri në orët e para të mbrëmjes së të mërkurës janë numëruar 4.314 kuti, nga 5.300 në rang vendi, ose 81,33% e kutive.

Nga ky proces rezulton se Partia Socialiste kryeson me 26.79% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike me mbi 19%, LSI me 6.49% dhe më pas PDIU me PR-në.

Advertisement