Sipas G99 aktivistët ishin duke informuar kalimtarët në këtë vendqëndrim publik, kur të paktën 5 policë të Bashkisë së Kamzës u afruan dhe më pas duke bërtitur kanë shkatërruar vendqëndrimin , duke i hedhur të gjitha materialet në rrugë dhe duke i detyruar me dhunë aktivistët e G99, të largoheshin nga Kamza. G99 njofton se ka bërë ndërkohë një kallëzim penal ndaj autorëve të kësaj ngjarje të papranueshme në një fushatë elektorale dhe kërkon me insistim që autoritetet përkatëse të marrin sa më parë masat e duhura. Ndërkaq, policia e Tiranës rreth incidentit shpjegon se përfaqësuesit e G99 nuk kanë marrë leje dhe njoftim më parë, pranë Bashkisë së Kamzës, për vendosjen e çadrës në lulishte.