Tiranë – KQZ merr vendimin për listat e deputetëve të PD e PS

Tejkalimi I afateve u bë objekt debati në mbledhjen e djeshme të KQZ. KQZ kishte lënë afat orë n 20.00 të datës 19 maj për dorëzimin e listave. Duke hasur në vonesat e dy partive të medha, KQZ la afat deri në mesnatë, si orari që parashikon ligji për dorëzimin e listave. Sipas përfaqësuesve socialistë, jo vetëm PS ka tejkaluar afatet me 1 orë e 30 minuta por edhe PD ka dorëzuar dokumentacionin 15 minuta me vonesë. Nga ana e përfaqësuesve demokratë deklarata është hedhur poshtë me pretendimin se lista është dorëzuar brenda afateve. Drejtoria juridike e KQZ po shqyrton dokumentacionin e kandidatëve për deputetë të 40 partive që do të garojnë për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.

Advertisement