Gara për Tiranën, kryeson Veliaj me mbi 12 mijë vota

Procesi i numërimit vazhdon për kandidatët për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Përditësimet e fundit të pas orës 09:00 të mëngjesit të së hënës, flasin për një shkëputje të ndjeshme të kandidatit të koalicionit të majtë, Erion Veliaj.

Pas numërimit të votave të 243 qendrave të votimit nga 864 në total, Veliaj kryeson me 12 221 vota diferencë ndaj kandidatit të koalicionit të djathtë, Halim Kosova.

Advertisement

Kandidati i ASHE ka marrë 53.44% të votave, ndërsa Halim Kosova 38.83%. Kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi, 5.4% të votave, Sazan Guri 1.13%, Arban Tafaj 0.92% dhe Dhimitër Muslia 0.28% të votave.

Ndërkohë, procesi i numërimit të votave është duke vazhduar normalisht, pa probleme.