Tiranë – USAID, zgjedhjet e qershorit janë test për vendin

Ajo konsideroi si shumë të rëndësishme lirinë e zgjedhjeve dukë theksuar se gjatë këtij procesi duhet të dëgjohet zëri i shqiptarëve. “Zgjedhjet janë një provë e rëndësishme. Shqipëria duhet të tregojë se është në gjendje të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme” u shpreh Mahoni. Ndër të tjera drejtoresha e USAID ka folur edhe për procesin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti, duke nënvizuar se ky process është shumë i rëndësishëm. Mahoni deklaroi se SHBA mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE, por konsideron se korrupsioni mbetet ende një problem serioz që kërkon zgjidhje.

Advertisement