Tiranë – Rama, kryeministër i një lloji të ri. Lista e kandidatëve për deputetë, mungon Nano dhe Rama

“Pas një procesi të gjatë dhe të qëndrueshëm qëmtimi ne kemi arritur të hartojmë një ofertë të shkëlqyer për zgjedhësit e 28 qershorit, e cila ka parasysh jo vetëm fitoren, por edhe kthimin e saj në një instrument për të realizuar sfidat që kemi para për të cilat jemi gati”, u shpreh kryesocialisti për publikun. “Jam i sigurt në fitoren e së majës. Nuk do të bëj publik emrat, pasi prezantimi i kandidatëve do bëhet gjatë procesit në çdo qark”, tha Rama. Sipas tij, nga 140 kandidatë që përfaqësojnë Partinë Socialiste në të gjithë territorin në këto zgjedhje, 100 prej tyre janë me profesion juristë, mjekë dhe arsimtarë, ndërsa mbi 50 % prej tyre me kualifikime pasuniversitare dhe grada shkencore. “Sipas listës, 25 % e kandidatëve të saj do të jenë juristë, 16 % ekonomistë dhe 27 % do të jenë arsimtarë. 30 % e grupit tonë parlamentar janë deputetë që rikonfirmohen dhe 70 % janë nga ata që do të hyjnë për herë të parë në Kuvend duke sjellë ide dhe energji të reja. Oferta jonë është më e mirë që garanton se politika jonë e ndryshimit merr një përmasë të re në jetën parlamentare të vendit”, shtoi ai. Më tej, Rama ka pohuar se “PS do të ketë një grup parlamentar me 20 % gra, dhe kjo është mjaft domethënëse, duke treguar se u ofrojmë zgjedhësve jo lista ku gratë dhe vajzat ku ato janë aty vetëm për të plotësuar kuotën e detyrueshme ligjore prej 30 %”. “Nuk kemi ndërtuar lista njerëzish të mbledhur së bashku rastësisht, por kemi ndërtuar ekipe me njerëz që do të përbëjnë ura për realizimin e reformave që na presin”, e përfundoi fjalën e tij kryesocialisti Rama mbi prezantimin e 140 emrave të rinj të kandidatëve për zgjedhjet e 28 qershorit. Gjatë prezantimit të ekipit garues për zgjedhjet parlamentare, kreu i PS shprehu bindjen se maxhoranca e ardhshme do të krijohet nga forca politike që ai drejton. Gjatë daljes së tij publike, Rama theksoi se ai do të jetë kryeministër i një lloji të ri, puna e të cilit do të bazohet në një formë krejt të vecantë. “Unë do të jem kryeministri i ardhshëm i një maxhorance që ka përpara sfida të mëdha, por që është e bindur në punën e përkushtuar për realizimin e të gjitha reformave. Unë nuk do të ndërpres menjëherë kontratën me qytetarët e Tiranës. Për herë të parë, ashtu sikurse nuk ka ndodhur kurrë ne do të kemi një menaxhim të mirëfilltë të punës mes qeverisë lokale dhe asaj qëndrore”, u shpreh Rama. Kreu i PS-së theksoi se nuk sheh të arsyeshme të kandidojë për deputet, pasi nuk mund të pranojë që të shohë në parlamentin e ardhshëm karrige bosh. I pyetur nga gazetarët se përse nuk është përfshirë në listën e kandidatëve ish-kreu i kësaj partie, Fatos Nano, Rama pohoi se kjo gjë është bërë duke u bazuar në vlerësimet reale për kontributet e dhëna në këtë parti dhe jo nisur nga faktet e mbetura historike brënda saj. “Fatos Nano i ka kthyer kurrizin Partisë Socialiste dhe listat e deputetëve nuk janë lista që bëjnë vlerësime historike, por janë lista që përfaqësojnë skuadra të cilat angazhohen për të ardhmen”, u shpreh Edi Rama lidhur me një fakt të tillë. Duke shtuar se “është vërtet për të ardhur keq, që Fatos Nano është i vetmi ish-kryetar i një partie, i cili bën thirrje për të mos votuar partinë e tij”. “Por ky mbetet problem i tij. Projekti ynë i ri politik është një projekt që bazohet në garancinë për të ardhmen dhe jo vlerësimet për të shkuarën”, tha më tej Rama. Ndërsa për lënien jashtë liste të Ylli Bufit, Rama shtoi se brenda ekipit ka vetëm emra që sigurojnë fitoren. Më poshtë vijon lista e 140 kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 28 qershorit: Qarku Tiranë: 1. Vasilika Hysi 2. Besnik Baraj 3. Kastriot Islami 4. Saimir Tahiri 5. Fatmir Xhafaj 6. Andis Harasani 7. Ditmir Bushati 8. Eglantina Gjermeni 9. Namik Dokle 10. Enkelejda Shkreli 11. Eduard Shalsi 12. Xhemal Qefalia 13. Dashamir Peza 14. Ilir Gjoni 15. Artan Gaçi 16. Auron Tare 17. Elisa Spiropali 18. Artan Lame 19. Sefer Dervishi 20. Bledar Çuçi 21. Ibrahim Kalemi 22. Shpëtim Cami 23. Naim Asllani 24. Mehmet Hasalami 25. Diana Ndrenika 26. Sokol Kraja 27. Sulë Cara 28. Gerta Vlubonja 29. Ilirjan Mihali 30. Bledar Doracaj 31. Gert Janaqi 32. Abdyl Sarja. Qarku Durrës: 1. Blendi Klosi 2. Rudina Seseri 3. Hazir Gashi 4. Gazmir Bizhga 5. Klodiana Spahiu 6. Gjon Bardhi 7. Edison Konomi 8. Ali Dobroshi 9. Ismail Dani 10. Gazmend Kabashi 11. Rolant Xhelilaj 12. Ledion Lako 13. Gëzim Agasi. Qarku Fier: 1. Gramoz Ruçi 2. Ermelinda Meksi 3. Albert Çaçi 4. Fatos Tushe 5. Armando Subashi 6. Bashkim Fino 7. Ervin Koçi 8. Arben Çuko 9. Piro Lutaj 10. Arion Muçaj 11. Anduel Xhindi 12. Bujar Avdulla Çela 13. Alma Bejtaj 14. Gentian Nushi 15. Pajtim Isufaj 16. Fredi Kokoneshi. Qarku Vlorë: 1. Arben Isaraj 2. Luiza Xhuvani 3. Arben Malaj 4. Shpetim Idrizi 5. Eltar Deda 6. Fatmir Toçi 7. Kosta Barjaba 8. Mira Shehu 9. Gëzim Tushi 10. Rajmonda Gjoni 11. Edmond Leka 12. Valbona Derhemi. Qarku Elbasan: 1. Valentina Leskaj 2. Ilir Bejtja 3. Shegush Ligori 4. Taulant Balla 5. Damian Gjiknuri 6. Agim Leka 7. Skënder Hasa 8. Kastriot Belshi 9. Arben Kamani 10. Isa Qatja 11. Astrit Halili 12. Bukurosh Maci 13. Ndricim Hysa 14. Luljeta Dollani. Qarku Korcë: 1. Ben Blushi 2. Pandeli Majko 3. Mimi Kodheli 4. Alfred Dalipi 5. Arben Ahmetaj 6. Olta Xhacka 7. Irena Kallco 8. Arben Rroko 9. Demir Agastra 10. Bashkim Hazisllari 11. Tatiana Selenica 12. Ilir Xhakolli. Qarku Shkodër: 1. Ilir Beqja 2. Tom Doshi 3. Ndue Kola 4. Astrit Beci 5. Paulina Hoxha 6. Helidon Bele 7. Nikolin Dedvukaj 8. Falma Fshazi 9. Agim Shimaj 10. Luan Heta 11. Arta Gjonaj. Qarku Berat: 1. Erion Brace 2. Fidel Ylli 3. Ermonela Velaj 4. Marko Bello 5. Eduard Bejko 6. Selman Hodaj 7. Anila Agalliu 8. Valbona Zylyftari. Qarku Gjirokastër: 1. Arta Dade 2. Vangjel Tavo 3. Ethem Ruka 4. Elvira Shapllo 5. Kristaq Kristani. Qarku Dibër: 1. Sadri Abazi 2. Qemal Minxhozi 3. Ylli Manjani 4. Ulsi Manja 5. Hamdie Beqiri 6. Adelina Farrici. Qarku Kukës: 1. Asllan Dogjani 2. Fatmir Hoxhaj 3. Rexhep Ukperaj 4. Tatiana Kërxhaliu. Qarku Lezhë: 1. Gjok Jaku 2. Gjovalin Kadeli 3. Armando Prenga 4. Ndrec Deda 5. Luan Dalipaj 6. Dave Gjoka 7. Fran Marku.

Advertisement