Kosovë – Bahreini, vendi i 60 që njeh pavarësinë

Në deklaratën e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Bahreinit që është postuar në agjencinë shtetërore të lajmeve BNA thuhet se duke marrë parasysh lidhjet kulturore dhe fetare në mes të popujve të të dy vëndeve dhe respektit për dëshirën për pavarësi të popullit të Kosovës, mbretëria e Bahreinit njofton se ajo e njeh Republikën e Kosovës si shtet i pavarur. Kryetari i AKR-së, Bexhet Pacolli në fund të vitit të kaluar paralajmëroi njohjen e Kosovës nga ky shtet në Gjirin Persik. Bahreini është një vend i vogël i udhëhequr nga një rregullim shtetëror monarki, i kufizuar nga Arabia Saudite dhe Katari.

Advertisement