Bosnje-Hercegovinë – Biden, keni devijuar nga rruga drejt integrimit

Ai tha se Bosnja-Hercegovina ka devijuar nga rruga drejt integrimit evropian dhe një të ardhmeje të sigurt dhe të begatë. Duke shtuar se përçarja mes serbëve, kroatëve dhe myslimanëve sjell mosbesim dhe bllokim në përpjekjet e reformës, prandaj sipas tij, kjo përçarje duhet të marrë fund ose përndryshe Bosnja do të përfshihet përsëri nga varfëria dhe kaosi etnik i viteve 1990. Nërsa lidhur me çështjen e Kosovës, Biden ka thënë se presidentit Tadiç do t’i përcjellë mesazhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të ndërtojnë marrëdhënie të reja dhe pozitive me Serbinë. “SHBA-të dëshirojnë ta shohin Serbinë pjesë të Evropës, të cilës i takon si një vend i fort, i suksesshëm dhe demokratik. Nuk presim që Serbia së shpejti ta njohi Kosovën, por presim që Beogradi të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian dhe aktorët e tjerë kyç ndërkombëtar rreth Kosovës”, ka thënë Biden, duke iu drejtuar parlamentit të Bosnjës. Biden ka shtuar se SHBA do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën e pavarur, demokratike dhe multietnike.

Advertisement