Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë një takimi elektoral me banorë të qytetit të Kavajës shprehu mbështetjen për kandidatin e opozitës në këtë zonë zgjedhore, Ëngjëll Cara.
Kreu republikan tha nga Kavaja se vota e shqiptarëve do të jetë vendimtare në këto zgjedhje, ndaj i ftoi ata që të votojnë masivisht si në vitet e para të zgjedhjeve pas rrëzimit të regjimit monist.
“Është koha që në këto zgjedhje t`i themi ‘JO’ së keqes dhe të mendojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, u shpreh tha Mediu, ndërsa ftoi banorët e Kavajës që të votojnë numrin 13 për keshillin bashkiak dhe kandidatin Ëngjëll Cara.