Financimet e fushatës elektorale kanë qënë sërish në fokusin e kandidatit të pavarur për bashkinë e Tiranës, Gjergji Bojaxhi. Ai tha se gara elektorale për Tiranën është fushata më e shtrenjtë në historinë e vendit.

“Paratë me të cilat është financuar fushata e z. Veliaj kanë ardhur në rastin më të mirë nga biznese që kërkojnë favore prej tij dhe në rastin më të keq nga burime të dyshimta apo të paligjshme që duan të kontrollojnë politikën dhe qeverisjen. Ata që kanë dhënë këto financime do i marrin mbrapsht disa fish paratë që kanë dhënë, me favore, leje dhe kontrata nga Bashkia e Tiranës. Asnjë program i asnjë kandidati nuk merr vlerë kur negociohet në tryeza klientesh partiakë” – tha Gjergj Bojaxhi.

Advertisement

Sipas tij një kandidat që kërkon të vijë në pushtet me një mal me borxhe ndaj interesave private, do të jetë i kapur dhe peng i financuesve të tij.