SHBA – Obama, të prijmë në kufizimin e armëve bërthamore

Obama ka vënë në pah se Koreja Veriore dhe Irani po aftësohen për prodhimin e armëve bërthamore, se Pakistani dhe India që disponojnë armë bërthamore ende janë të konfrontuara dhe se deri te këto armë synojn të arrijnë edhe Al Kaida dhe grupe tjera. “Është imperativ absolut që Amerika të ketë rol prijës në bashkëpunimin, jo vetëm me palën ruse, por me të gjitha vendet, fillimisht në reduktimin dhe përfundimisht në eliminimin e rreziqeve që bart armatimi bërthamor”, ka thënë Obama pas takimit që ka zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë me 4 ish sekretarë amerikan të shtetit dhe të mbrojtjes.

Advertisement