Maqedoni – Kërkohet rikthimi i mësimeve fetare

Përmes një letre të përbashkët drejtuar institucioneve shtetërore dhe organizatave ndërkombëtare, autoritetet fetare janë shprehur se kthimi i mësimeve të kësaj fushe do të ndikonte pozitivisht në edukimin e nxënësve. Gjithashtu, ata kanë vlerësuar se ky mësim do të hiqte edhe paragjykimet që nxënës të ndryshëm mund të kenë mbi besimet fetare. Mësimi fetar u hoq nga shkollat maqedonase disa muaj më parë me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Advertisement