SHBA – Obama njofton vendosjen e kufijve për ndotjet ambientale

Rregullat në fjalë synojnë të reduktojnë me 30% gazrat që lëshojnë automjetet. Plani në fjalë do të kursejë 1.8 bilion fuci nafte brënda vitit 2016 dhe do të jetë i barabartë me largimin e 177 milionë makinave nga rrugët. Kostoja e automjeteve të reja pritet të rritet me 1.300 dollarë deri në vitin 2016. Presidenti Obama pritet ta bëjë njoftimin e tij, që konsiderohet si historik nga administrata, ditën e martë.

Advertisement