Emma Watson do të ribashkohet me një prej kolegëve të saj nga filmi “Harry Potter”, por këtë herë për të qenë pjesë e një thriller-i.
Watson së bashku me aktorin David Thewlis janë pjesë e filmit “Regression”.
25 vjecarja luan rolin e një vajze e cila akuzon babain e saj, John Gray, se ka abuzuar me të, ndërsa Thewlis luan rolin e psikologut që do të merret me trajtimin e babait të saj.
Në trailer sqarohet se babai i saj e pranon krimin por se nuk mban mend asgjë nga ato që kanë ndodhur. Në këtë pjesë, psikologu përpiqet të japë ndihmën e tij duke i rikthyer kujtesën.

Advertisement