Partia Demokratike e quajti nënshtrim të drejtësisë para urdhërave politik të Edi Ramës vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë.
Kjo e fundit pushoi çështjen ndaj dy deputetëve, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, të akuzuar për dhunimin e deputetit demokrat Gent Strazimir. Eduard Halimi tha se ku vendim po tregon standardin e rënuar të gjykatës, dhe vendosjen e një regjimi autoritarist.
‘E keqja dhe e liga po e çojnë vendin në një shtet që po mbytet, është një vendim që tregon për të gjithë shqiptarët standardin e rënuar të kësaj gjykate, të kapjes, së nënshtrimit që i bën drejtësisë dhe vendosjen e një regjimi autoritarist. Vendimi i turpshëm i Gjykatës së Lartë duke mbajtur të paprekur të paprekshmit, të urdhëruar me sms nga Edi Rama për të dhunuar, se prekën me fjalën e lirë të paprekshmin kryeministër nuk kanë për ta intimiduar opozitën dhe për të ndërprerë betejën e saj pë fjalën e lirë dhe dekriminalizimin pa kushte të Parlamentit”, tha Halimi.
Halimi tha se “më i bashkuar dhe më i fortë do të jetë vendimi i shqiptarëve për të ndalur regjimin, të keqen dhe të ligën që po pushton vendin”.