Gjykata e Lartë ka vendosur pushimin e çështjes për dy deputetët socialiste Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, të akuzuar nga Prokuroria për goditje për shkak të detyrës ndaj Gent Strazimirit. Kolegji penal i kryesuar nga Mehdi Bici argumentoi se ata nuk mund të denohet penalisht dhe se ky hetim as nuk duhej të ishte zhvilluar.
Gjykata argumentoi se dy ligjvënësit janë dënuar një herë administrativisht për dhunën nga parlamenti. Një dënim i dytë për të njëtin veprim, sqarohet në njoftimin e gjykatës, shkel parimet e ndarjes së pushteteve.
Një dënim i dytë penal për dy deputetët do të sillte ndërhyrje në kompetencën rregullatore dhe vendimmarrëse ekskluzive të parlamentit për çështjet që lindin nga veprimtaria parlamentare dhe brenda ambienteve të Kuvendit.
Deputeti Pjerin Ndreu kërkoi ndjesë për veprimin, por tha se të tilla veprime në parlament kanë ndodhur dhe do të ndodhin edhe në të ardhmen.
Në datën 20 maj Prokuroria e Përgjithsme kërkoi dënimin me një vit burg për Arben Ndokën dhe 8 muaj për Pjerin Ndreun. Ndërkohë la dhe një opsion për konvertimin e burgut në orë punë në interes të publikut. Përkatësisht me 150 orë për Ndokën dhe 100 për Ndreun. Vetë deputetët që u morën të pandehur nga Prokuroria e pranuan se e kishin goditur Straizimrin, por mohuan që goditja të ishte bërë për shkak të detyrës.