PD, ftesë për marrëveshje mazhorancës, LSI: Dekriminalizimi të nisë nga opozita

Një marrëveshje me disa pika që bazohet në rezoltën e 24 Dhjetorit dhe që reflekton vullnetin e palëve për të mos lejuar kandidimin e personave të inkriminuar në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit u është dërguar nga opozita dy partive të mazhorancës për ta nënshkruar.

Kreu i Komisionit për Dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi teksa bëri publike dy shkresat drejtuar PS -së dhe LSI -së, tha se palët janë në kohë për të shpëtuar zgjedhjet nga inkriminimi.

Advertisement

Përgjigjia e parë, pas dy shkresave drejtuar në adresë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socilaiste për Integrim, erdhi nga kjo e fundit. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Luan Rama, tha se dekriminalizimin duhet të nisë nga opozita.

Alarmi se partitë politike po garojnë në këto zgjedhje me individë me të shkuar kriminale u dha nga Ambasada Amerikane, e cila përmes Ambasadorit, Donald Lu, të dhënat ua dërgoi krerëve të forcave politike, duke i bërë thirrje që t’i tërheqin nga gara kandidatët e inkriminuar.

Por deri më tani, i vetmi kandidat për të cilin po hetohet nga Prokuroria, Ministria e Drejtësisë dhe Iterpoli është kandidati i opozitës për Këlcyrën, Gentian Muhameti, për të cilin Partia Demokratike ka bërë dhe një këkresë pranë Komisonit Qendror të Zgjedhjeve, për ta ç’rregjistruar atë.