Është arrestuar mëngjesin e sotëm të një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së trefishtë që ndodhi në Thumanë të Krujës pak ditë më parë.
I ndaluari është Gurali Kora, babai i tre djemve të shpallur në kërkim Pëllumb, Daniel dhe Besinik Kora.
Ai u arrestua nga policia në qytetin e Laçit ndërsa përpara policisë ka deklaruar se krimin e ka kryer ai dhe se djemtë e tij janë të pafajshëm. Gjithsesi policia dyshon se të 4 personat u zunë pritë dhe ekzekutuan në gjakftohtësi Arben dhe Fran Cekun babë e bir, nipin e tyre Eno Rama dhe plagosën shtetasen Luçie Ceku.
Policia dyshon se mes autorëve dhe viktimave ka pasur një sherr për arsye ende të paqarta rreth një muaj më parë.
Një ditë më parë policia ofroi 10 mijë euro shpërblim për çdo informacion që ka të bëjë me kapjen e autorëve të masakrës.