Krujë – Klosi, mbrojtja mjedisore pikë kyce e programit të PS

Më pas ai ka shpjeguar Programin e ri të PS-së, në të cilin një ndër shtyllat e tij, është mbrojtja mjedisore dhe ndalimi i degradimit mjedisor në të gjithë vendin. Klosi u ka shpjeguar krutanëve në takim se Partia Socialiste nuk do të lejojë më që nga jashtë të vijnë teknologji të cilat janë jashtë standardeve mjedisore për BE dhe të instalohen në këtë vend për interesa personale, siç ka ndodhur deri më sot. “Ne nuk do të lejojmë që Shqipëria të jetë dhe të bëhet siç po bëhet nga Shqipëria e Sali Berishës dhe nga familja e tij, vendi i mbeturinave industriale. Teknologjitë më të vjetruara po vijnë në Shqipëri, sepse e kanë të pamundur të marrin licencë apo leje në vendet e tjera të Europës. Vijnë në Shqipëri sepse kryeministër është Sali Berisha” u shpreh Klosi. Sipas tij, familja kryeministrore është drejtpërsëdrejti e përfshirë në këtë biznes dhe ata nuk pyesin për shqetësimet që i krijohen banorëve të kësaj zone. “Ne nuk jemi kundër zhvillimit teknologjik, por jemi kundër një damkosjeje ambientale të Shqipërisë. Jemi kundër zhvillimeve të cilat, kur të futesh në Krujë, e ke të vështirë të kuptosh se po futesh në një vend turistik. Kur hyn në Krujë të duket se po hyn në kampin e ushtrisë turke, kur donte të pushtonte Krujën. Pluhuri që shikohet nga Kalaja e Krujës është i njëjti pluhur që ka parë Skënderbeu, kur ushtria turke fushonte para 500 vjetësh, para mureve të kalasë.” shtoi më tej Klosi.

Advertisement