Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbërriti në Tiranë të mërkurën rreth orës 11.00 për vizitën historike 2-ditore dhe në orën 11.30 u zhvillua ceremonia e mirëseardhjes në Pallatin e Brigadave, ku Vuçiç u prit nga kryeministri Edi Rama.
Ceremonia u pasua me një takim kokë më kokë mes dy kryeministrave Rama dhe Vuçiç, për të vijuar pas orës 12.00 me takimin mes delegacioneve. Bisedimet mes palëve u zhvilluan në dy drejtime: për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe projekteve të përbashkëta rajonale mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Vuçiç do të pritet edhe nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, dhe rreth orës 16.00 do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, e më pas me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Në axhendë është paraparë edhe një darkë zyrtare mes dy delegacioneve.
Të enjten, kryeministri Vuçiç do të jetë pjesë e Forumit Ekonomik të Vjenës.