Vuçiç viziton nesër Tiranën, Policia bllokon qarkullimin në disa akse rrugore

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të nisë nesër një vizitë dyditore në Tiranë. Kjo është vizita e parë e një kryeministri serb në vendin tonë.
Për këtë arsye, Policia e Tiranës ka marrë masa shtrënguese për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës së kryetarit të qeverisë serbe.
Sipas Policisë së Tiranës parashikohet ndalimi i parkimit të mjeteve që prej mbrëmjes së sotme në afërsi të Ambasadës së Serbisë në Tiranës, duke filluar nga ora 21:59. Gjithashtu, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve përgjatë aksit, nga rruga e “Rinasit”, në “Qafë Kashar”, sheshi “Shqiponja”, rruga “Dritan Hoxha” në të dyja senset (hyrje-dalje), rruga e “Durrësit”, sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ismail Qemali” (nga radiotelevizioni në drejtim të liceut), rruga e Elbasanit deri te Pallati i“Brigadave. Gjithashtu mësohet se kreu i qeverisë serbe pritet të mbërrijë në Rinas rreth orës 11:00.
Duke filluar nga ora 10.40 e datës 27 maj 2015, do të ketë kufizim deri në bllokim lëvizje në hyrje të autostradës. Segmentet rrugore ku nuk do të lejohet parkimi i mjeteve janë: nga “Ura e Elbasanit” , bulevardi “Zhan Dark”, bulevardi “Gjergj Fishta”, ekspozita “Shqipëria Sot”, ura “Vasil Shanto”, pallati me Shigjeta, “Unaza e Re” në drejtim të sheshit “Shqiponja”.
Policia e Tiranës i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të lëvizin me motoçikleta ose biçikletë përgjatë peridhës kur dhe do jetë i kufizuar qarkullimi. Mësohet se gjithashtu gjatë dy ditëve të vizitës së Kryeministrit Vuçiç në Tiranë, edhe njësia anti-terror do të jetë në angazhim të plotë.

Advertisement