Shpëtim Idrizi, deputet dhe kryetar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, që përfaqëson komunitetin çam, u zgjodh të enjten nënkryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë.
Me 73 vota pro dhe 1 abstenim, Kuvendi miratoi një propozim të grupit parlamentar të PDIU-së për zgjedhjen e z. Idrizi në postin e nënkryetarit të tretë të parlamentit.
Sipas rregullores, dy nënkryetarë të Kuvendit i takojnë maxhorances parlamentare, ndërsa i treti opozitës parlamentare.
Por pas këtij votimi, Vangjel Dule i cili mbante postin e nënkryetarit të Kuvendit dha dorëheqjen.
Kryetar i PBDNj-së, përfaqësuese e interesave te minoritetit grek në Shqipëri, Dule mbanet këtë post që prej vitit 2013. Ndërsa opozita përfaqësohet me deputetin Edmond Spaho.
Gjithashtu, seanca e sotme rrëzoi me 74 vota kunder, 1 vote pro dhe 1 abstenim dekretin e presidentit që ktheu për rishqyrtim në parlament ligjin “Për shërbimin e Jashtëm”.

Advertisement