Netanjahu ka deklaruar se bisedimet e ardhshme izraelito-palestineze duhet të përqëndrohen tek cështjet ekonomike dhe të sigurisë dhe jo tek krijimi i shtetit palestinez. Por presidenti Obama ka thënë se një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez ka rol kryesor në synimin e tij për paqe në Lindjen e Mesme. Zgjidhja me dy shtete për konfliktin është një synim që ka mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara. Edhe për cështjen e Iranit, Obama dhe Netanyahu kanë mendime të ndryshme dhe sipas disa analistëve kjo mund të prodhojë konflikt mes tyre.