Veliaj: PD-ja kërkon votën për të sabotuar qeverinë

Foto Arkiv

Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi paraditen e së premtes se Partia Demokratike kërkon të fitojë bashkitë me qëllim që të pengojë punën e qeverisë.
“Ata duan votën që të sabotojnë qeverinë në kurriz të qytetarëve. Duan votën që të mos shtrojnë asnjë rrugë e të mos ndërtojnë asnjë shkollë”, tha Veliaj gjatë një dëgjese me punëtorët e Zonës Industriale.
“Ata ju thonë që këto zgjedhje janë për partinë, por nuk është e vërtetë. Këto zgjedhje janë për familjet tona”, shtoi Veliaj.

Advertisement