Tiranë – Shoqata e të Verbërve reagon për fletët e votimit

Duket se një vendim i tillë i ka indinjuar të verbërit, të cilët kanë pohuar se me anë të tij ekziston rreziku i manipulimit të votës së tyre, pasi ata nuk janë në gjendje të shohin se për kë do të votojnë në zgjedhje. Sipas të dhënave nga Shoqata e të Verbërve janë plot 9500 persona të cilët gëzojnë këtë status dhe që sipas saj, nuk janë në gjëndjen e duhur shëndetësore që të votojnë si të tjerët. “KQZ nuk na ka vënë në dispozicion fletë votimi të veçanta. Vota jonë mund të manipulohet”, ka deklaruar me shqetësim kryetari i kësaj shoqate.

Advertisement