Maqedoni – Zëvendës-sekretari i shtetit Stajnberg takohet me krerët e vendit

Gjatë vizitës Stajnberg, i shoqëruar nga ambasadori Riker, do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe përfaqësues të partive politike. Së bashku, do të diskutojnë zhvillimet e fundit politike të brendshme dhe ndërkombëtare, duke përfshirë marrëdhëniet SHBA-Maqedoni, stabilitetin rajonal dhe proçesin e integrimit të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike. Xhejms Stajnberg është zëvendës-sekretar i Shtetit dhe shërben si zëvendës-kryesor i sekretares Klinton. E emëroi presidenti Obama ndërsa e konfirmoi Senati me 28 janar 2009 dhe e dha betimin solemn para sekretares një ditë më vonë. Para angazhimit në administratën e Obamës, Z. Stajnberg ishte dekan i Shkollës për marrëdhënie publike Lindon B. Xhonson nga 1 janari 2006.

Advertisement