Veliaj: Të majtë e të djathtë do ta bëjmë Tiranën të barabartë për të gjithë

Foto Arkiv

Kandidati për kryetar për bashkinë e Tiranës i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Erion Veliaj, ka zhvilluar sot paradite një bashkëbisedim me banorët e Petrelës, ku ju ka premtuar se qytetarët e bashkisë së Tiranës do të jenë të barabartë, kudo ku ndodhen.

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Veliaj, në fjalën e tij tha se “Bashkia e Tiranës i ka trajtuar njerëzit me dy standarte dhe do të jetë hera e parë që qytetarët të trajtohen të barabartë se është politika e qeverise e një standardi të tillë. Tirana po përballet me rritje, por ne duhet ta trajtojmë me të njëjtin standard, si në Tiranë ashtu në Petrelë dhe çdo cep të Tiranës. Po ashtu, qendrat shëndetësore apo turizmi të trajtohen njësoi dhe jo me dy standarde. Nuk na duhet një bashki kundër qeverisë, as një bashki që kryetari të iki në Holandë, por një bashki që punon 24 orë në ditë”.

Advertisement

“Bashkia e Tiranës ka bllokuar banesat sociale, ata janë edhe sot në punë, por nuk e kanë mendjen te puna, prandaj ne na duhet një bashki që të punojë për qytetarët. Ne kemi sjellë risi edhe me pjesëmarrjen e grave në këshillat bashkiake se ne jemi parti e civilizuar, sepse gratë mbajnë peshën më të madhe në jetën e përditshme, prandaj ne kemi 31 gra në këshillin bashkiak dhe 30 burra”, tha Veliaj.

Veliaj u shpreh se “Ne jemi në rrugën e duhur, pasi ne nuk jemi vetëm të majtë, por edhe të djathtë, sepse partitë e djathta i janë bashkuar “Aleancës për Shqipërinë Europine”, sepse në jemi me të vertete një parti evropiane, ndaj të majtë e të djathtë do ta bëjmë Tiranën”.