Tiranë – Partia Socialiste mban sot Konferencën Kombëtare për Programin

Konventa ose sic quhet zyrtarisht Konferenca Kombëtare për programin do të mbledhë në mesditën e së shtunës në Pallatin e Kongreseve, delegatë nga 12 qarqet e vendit, ndërkohë që 7 pikat e programit do prezantohen nga 7 drejtues të lartë të Partisë Socialiste. Punimet do kulmojnë me fjalimin e kreut të PS, Edi Rama që është dhe drejtues i koalicionit të majtë “Bashkimi për ndryshim”. Programi i ri, tha zëdhënësja e kryesisë së PS, Mimi Kodheli do tu ofrojë shqiptarëve vizion të ri, ide dhe zgjidhje të reja, një politikë të re për ndryshim. “Pas një dialogu të gjatë me shqiptarët, pas qindra tryezave me ekspertët më të mirë të huaj e shqiptarë, pas bashkëbisedimeve me grupe të ndryshme interesi, Partia Socialiste ka finalizuar programin e ri për Shqipërinë. Një plan të qartë e konkret për t’i sjellë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndryshimin që duan dhe meritojnë, për të dhënë zgjidhje të verteta për probleme të vërteta” theksoi Kodheli.

Advertisement