Pas takimit Gruevski është shprehur për mediat se ka mbetur i kënaqur me qëndrimin e presidentit francez dhe ka rikonfirmuar angazhimin e Shkupit zyrtar për zgjidhjen e kontestit me Greqinë. “Maqedonia nëpërmjet procesit të negociatave do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje që të mos jetë në dëm të interesave kombëtare”, ka pohuar Gruevski. Ai ka saktësuar më tej se pala franceze shprehu mbështetjen e saj për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.