Ministria deklaroi se do të marrë masa shtesë për hapjen e 15 zyrave të tjera me qëllim përshpejtimin e procesit. “Procesi është funksional, megjithatë koncesionari po hap edhe 15 zyra, që kanë 6032 persona pa pasaportë, pajisja e të cilëve bëhet brënda 10 ditësh”, ka deklaruar zëdhënësi i MPB Fatmir Konja. Por zëdhënësi u bëri apel qytetarëve që të paraqiten për të aplikuar përgjatë këtyre ditëve, si dhe të tërheqin kartat e përgatitura për të mos krijuar dyndje dhe radhë në sportele.