Koalicioni i majtë prezantoi kandidatin për Bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj.
Kryeministri Edi Rama theksoi në fjalën e tij se e mbështet rikonfirmimin e zotit Tushaj, pasi është personi me eksperiencën e duhur për këtë qytet.
Duke folur për investimet e qeverisë me anë të projektit për Rilindjen urbane, kreu i qeverisë u shpreh se, kjo është qasje e re ndaj qytetit, duke e bërë qytetin me sheshin e vet, me pikën ku qytetarët kanë pikën e gravietit të vet, hapësirën kryesore publike të qytetit.
“Në 18 muaj bëmë për Lezhën një volum investimesh disa herë më të madh se 20 vjet të marra së bashku. Në 4 vitet e tjera me Viktorin ne do të bëjmë vërtetë shuëm herë më tepër se në këta 18 muaj”, tha Rama duke shtuar se, “vota për zgjedhjet vendore nuk ëshë një votë politike, por është një votë për të vendosur se kush mund të bëjë më shumë për qytetin”.
“Vota e 21 Qershorit nuk është politike, por duhet të shkojë për atë që bën më shumë punë. Do të mbështesim rikonfirmimin e Tushës sepse ka eksperiencën që duhet”, tha Rama, i cili shtoi se puna e kryebashkiakut aktual të Lezhës duhet vlerësuar vetëm për periudhën pasi e majta mori pushtetin”, u shpreh Rama.
“Nuk mund të gjykohet puna e Viktorit me qeverinë e mëparshme, pasi ky qytet ishte braktisur nga ajo qeveri. Puna e Viktorit gjykohet për 18 muajt e fundit. Shikoni projektet, shikoni realizimin dhe cilësinë e tyre”, deklaroi kryeministri.
“Qytetarët duhet ta mendojnë votën për të zgjedhur se kush është kandidati që do të bëjë më shumë punë. Viktor Tusha nuk është vetëm kandidati i LSI-së për Lezhën, është kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe ne kemi vendosur pa hezitim që të mbështesim rikandidimin e Viktorit”, tha Kryeministri Rama.