Tiranë – Parlamenti mblidhet jashtë rradhe, për dekretimin e Ministrit Gumi dhe të një sërë projektligjesh

Një nga ligjet e rëndësishme të cilat pritet të kalojnë në seancën plenare jashtë radhës, është edhe ai “Për Gjykatën Administrative”. Për këtë të fundit, apeloi dje edhe vetë kreu i shtetit, Bamir Topi, gjatë një mbledhje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku edhe ngriti zërin që ky institucion të nisë sa më parë nga puna dhe funksionimi i tij, në emër të realizimit të reformës në drejtësië. Sa i përket emrit të ri të ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Viktor Gumi, ai u zgjodh nga kryeministri Berisha, pas largimit nga detyra të ish-ministrit Anastas Duro, për shkak të ndasive në PBDNJ lidhur me përkatësinë në koalicionin e majtë zgjedhor. Presidenti Bamir Topi nga ana e tij e ka dekretuar menjëherë brënda ditës propozimin e kryeministrit për emërimin e Viktor Gumit, në këtë post, akt ky i cili çoi menjëherë dekretin për t’u votuar në parlament.

Advertisement