Deklarata u lëshua pas bisedës telefonike të Biden dhe presidentit gjeorgjian, Mikheil Saakashvili. Në deklaratë thuhet se Biden ka shprehur mbështetje për qeverinë e zgjedhur demokratike, por nuk komentohet mbështetja për qeverinë e Saakashvilit. Deklarata e SHBA-ve thotë se Biden i “ka mirëpritur masat e qeverisë së Gjeorgjisë si përgjigje ndaj protestave aktuale të opozitës”.