Afganistan – 16 talebanë mbetën të vdekur nga sulmi ajror

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet afgane, sipas të cilave sulmi ajror erdhi si kundërpërgjigje ndaj një sulmi të rebelëve ndaj forcave afgane të sigurisë. Sipas burimeve, mes viktimave janë edhe disa shtetas arabë dhe disa pakistanezë. Ndërkohë, në një zonë tjetër, tre rebelë mbetën të vrarë në një shkëmbim zjarri me policë privatë.

Advertisement