Kosovë – Feith, para zgjedhjeve do të bëhet regjistrimi i popullsisë

Por, ai ka thënë se para këtyre zgjedhjeve duhet të bëhet regjistrimi i popullsisë në Kosovë, që do të organizohet në fillim të vitit 2011. Feith ka thënë se do të ketë edhe një numër ngjarjesh të tjera të rëndësishme si studimi i fizibilitetit që Kosova të kalojë në procesin e stabilizimit e asociimit, i cili do të kryhet këtë vit nga komisioni. “Do të ketë një raport të përparimit. Pra, ka një numër afatesh të rëndësishme që janë vendosur dhe për të cilat duhet punuar”, tha Feith në një intervistë për BBC-në, gjatë qëndrimit në Londër. Në bazë të Kushtetutës presidenti Sejdiu shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe thërret mbledhjen e parë të tij. Pavarësisht dispozitave të tjera të kësaj Kushtetute, Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil, në pajtim me Propozimin e Ahtisarit është autoriteti përfundimtar në Kosovë lidhur me interpretimin e aspekteve civile të Propozimit Gjithëpërfshirës.

Advertisement