Gjergj Bojaxhi dorëzon firmat për regjistrim në KQZ

Gjergj Bojaxhi ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 13 668 firma për regjistrimin si kandidat i pavarur për Bashkinë e kryeqytetit në zgjedhjet e 21 Qershorit.
I shoqëruar nga grupimi “Ne Tirana”, Bojaxhi falenderoi qytetarët e Tiranës, që përmes firmës së tyre shprehën mbështetjen për kandidimin e tij për bashkinë më të madhe të vendit.
Gjergj Bojaxhi është kandidatura e parë që bëri publike ambicion elektoral për të garuar më 21 Qershor për Bashkinë e Tiranës.
Ish-drejtori i Koorporatës Elektro Energjetike Shqiptare, i larguar nga Partia Demokratike vite më parë, pasi shprehu pakënaqësi lidhur me mënyrën e funksionimit të kësaj force politike, do të ketë përballë më 21 Qershor kandidatët rivalë të maxhorancës Erjon Veliaj dhe opozitës Halim Kosova.
Kandidatë të tjerë të pavarur që kanë shprehur ambicien për bashkinë e kryeqytetit janë Arben Tafaj dhe Sazan Guri.

Advertisement