Tiranë – Meta, synimi i LSI-së është punësimi

Në këtë takim Meta prezantoi si kandidat për deputet të LSI në njësinë nr. 2, ish-Rektorin e Universitetit të Tiranës, Prof. Shezai Rrokaj. “Ne kemi një program shumë të qartë, që e kemi bazuar nga fillimi deri në fund tek punësimi. Alternativa që vërtetë jep siguri, begati dhe integrim për shqiptarët, është vetëm alternativa e punësimit, e krijimit të mundësive për punësim për të gjithë, që të ushtrojnë aftësitë dhe talentet e tyre në profesione të caktuara, në sfera të caktuara, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijnë të jetojnë me dinjitet, të mbajnë familjet e tyre me dinjitet dhe të rrisin fëmijët me dinjitet” u shpreh Meta. Meta u shpreh se “ju e shikoni se në çfarë gjëndje është situata ekonomike në vend, në çfarë gjëndje është biznesi në përgjithësi dhe qeveria nuk do t’ia dijë fare, nuk merr asnjë masë për këtë gjë. Do hapë 300 mijë vende pune thotë Sali Berisha, për 4 vitet që vijnë, ndërkohë që para disa ditësh u deklarua se u mbyllën 11 mijë vende pune nga industria e fasonëve, e prodhimit të veshjeve me material porositës që është industria që ka numrin më të madh të të punësuarve, rreth 100 mijë veta dhe janë kryesisht vajza dhe gra” Sipas tij, synimi i LSI-së është punësimi, që nga politikat fiskale dhe tatimore e deri tek politikat arsimore, e kështu me radhë.

Advertisement